Edon Zhegrova ka ende rrugë të gjatë për të startuar
Edon Zhegrova ka hasur në vështirësi në këtë fillim të aventurës së tij te Juventusi.
Tash e pesë ndeshje radhazi, Edon Zhegrova nuk ka marrë as edhe një minutë te “Zonja e Vjetër”, ndonëse në katër ndeshjet e fundit ishte edhe në bankën rezervë.
Mediumi i njohur italian, Tuttosport raporton se Edon Zhegrova ende nuk është 100% i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit bazë të Juventusit.
“Edon Zhegrova ende ka rrugë të gjatë derisa të rikuperohet mjaftueshëm për të hyrë në formacionin startues në Juventusit”, shkruhet në artikullin e medias italiane.
Ylli kosovar pritet të jetë pjesë e listës së Kosovës për dy ndeshjet shumë të rëndësishme të dardanëve në nëntor, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
(Kosova Sot Online)
