Kane në radarin e Barcelonës
Barcelona synon të nënshkruajë me një sulmues të ri verën e ardhshme dhe sulmuesi i Bayernit, Harry Kane është në radarin e klubit katalanas.
28 -të herë kampioni spanjoll, verën e 2026 do të jetë pa sulmuesin Robert Lewandowski kur do t’i skadojë kontrata dhe Harry Kane është kandidati kryesor për të marrë rolin e numrit nëntë.
Kane ka një klauzolë prej 65 milionësh në kontratën e Bayern Munichut, dhe katalanasit e dinë saktë se sa është minimumi i shifrës që duhet të paguajnë.
Sipas raportimeve të “Sport”, sulmuesi i kombëtares angleze është në dijeni për interesimin e Barcelonës , ndërsa nuk do të marr ndonjë vendim deri në përfundimin e sezonit.
Paga e Harry Kane për momentin te klubi gjerman është 25 milionë euro në sezon dhe është vështirë e ndryshueshme, ndërsa Barcelona do ta ketë vështirë të përballoj këtë shumë nëse synon transferimin e njërit nga sulmuesit më të mirë të botës momentalisht.
Robert Lewandowski është në fundin e karrierës së tij ku vitin tjetër do të mbush 38 vjet, dhe Barcelona po eksploron marketin e transferimeve për zëvendësimin e tij.
(Kosova Sot Online)
