Bayerni triumfon në Paris
Bayern Muncheni ka arritur të marrë fitoren e 16-të radhazi në sezonin e ri.
Bavarezët e vazhduan serinë e mirë të fitoreve edhe ndaj kampionit aktual të Evropës, PSG-së.
Bayerni fitoi 2-1 në “Parkun e Princave” në Paris, ndonëse për një pjesë ishte me një lojtar më pak.
Luis Diaz kishte një ndeshje të ‘përzier’ sot, pasi shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq.
Golin e parë, Luis Diaz e shënoi në minutën e katërt të ndeshjes, teksa të dytin në minutën e 32-të.
Në minutën e 45+7’, Diaz u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Achraf Hakimit.
Me këtë fitore, Bayerni vazhdon rekordin 100% në Ligën e Kampionëve, duke marrë fitoren e katërt nga katër ndeshje.
Bayerni ka 12 pikë në krye të tabelës, teksa PSG-ja është i treti me nëntë pikë./
(Kosova Sot Online)
