Ronaldo: Trump është një nga ata që mund të ndihmojë

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 10:15
Ronaldo: Trump është një nga ata që mund të ndihmojë

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta, pasi foli me tone pozitive për ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për podcastin “Uncensored” të gazetarit britanik Piers Morgan, Ronaldo e përshkroi Trumpin si “një nga ata njerëz që mund të ndihmojnë për të ndryshuar botën”. Kjo deklaratë e njërit prej sportistëve më të ndjekur në planet ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e përkrahin dhe atyre që e kritikojnë këtë qëndrim.

Futbollisti nuk dha shpjegime të detajuara për mendimin e tij, por shumë e kanë interpretuar komentin si një shenjë respekti për ndikimin global që kanë figurat politike të kalibrit të Trumpit.


(Kosova Sot Online)