FIFA publikon nominimet për 'Lojtarin më të mirë të vitit 2025'

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 09:14
FIFA publikon nominimet për 'Lojtarin më të mirë të vitit 2025'

FIFA ka shpallur listën e lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari më i mirë i vitit 2025”. Në mesin e emrave të njohur janë Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe bashkëlojtarët e tij të PSG-së, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha.

Nga Barcelona janë nominuar Lamine Yamal, Raphinha dhe Pedri, ndërsa nga Premier League emrat e Mohamed Salah dhe Cole Palmer të Liverpool dhe Chelsea. Po ashtu, Kylian Mbappé dhe Harry Kane kompletojnë listën e nominimeve.

Lionel Messi mbetet lojtari më i suksesshëm në këtë kategori, duke e fituar çmimin tri herë (2019, 2022, 2023).

(Kosova Sot Online)