Albion Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 10:45
Albion Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i klubit që e drejton Albion Rrahmanin në ligën qeke Brian Priske ka shpjeguar arsyen e zëvendësimit të sulmuesit kosovar në ndeshjen e fundit.

Ai theksoi se Rrahmani po kalonte një infeksion dhe kishte marrë antibiotikë, duke shtuar se, megjithëse ndihej mirë para ndeshjes, nuk ishte në formën e duhur për të vazhduar lojën. Priske theksoi se zëvendësimi i tij ishte i nevojshëm për shkak të gjendjes fizike.

Ky zëvendësim i Rrahmanit vë në dyshim paraqitjen e tij për ndeshjet e nëntorit ku përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj kundër Sllovenisë dhe Zvicrës për kualifikimet e Botërorit 2026.

(Kosova Sot Online)