Shqipëria sonte ndeshet me Andorrën

  • A.P /
  • 13 November 2025 - 09:45
Shqipëria sonte ndeshet me Andorrën

Shqipëria sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

Kuqezinjtë përballen me Andorrën në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Aktualisht, Shqipëria gjendet në vendin e dytë në grup me 11 pikë, një më shumë se Serbia.

Në rast fitoreje sonte ndaj Andorrës dhe nëse Anglia e mposht Serbinë, atëherë Shqipëria e siguron vendin e dytë dhe kualifikimin në play-off.

Të dielën, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit kualifikuese për këtë cikël ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.


(Kosova Sot Online)