Ja çfarë i duhet Shqipërisë për ta siguruar 'Play Off'-in sonte

  • A.P /
  • 13 November 2025 - 12:23
Ja çfarë i duhet Shqipërisë për ta siguruar 'Play Off'-in sonte

Shqipëria e luan sonte finalen e saj me Andorrën për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që do të futen në fushën mike me vetëm një qëllim: tre pikët.

Gjithsesi, Shqipërisë do t’i duhet një ndihmë edhe nga Anglia, e cila tashmë e ka prerë biletën për të luajtur në Kupën e Botës verën e ardhshme.

Nëse Shqipëria do të arrijë të fitojë dhe nëse Anglia do të mundë Serbinë brenda në Wembley, atëherë vendi i dytë do të sigurohet automatikisht nga kuqezinjtë.

“Tre Luanët” triumfuan 0-5 ndeshjen e parë në Beograd dhe Thomas Tuchel do të kërkojë që të konfirmojë skuadrën e tij përpara tifozëve anglezë, shkruan tch.

Andorra-Shqipëri luhet sot në orën 20:45.

(Kosova Sot Online)