Trajneri zbulon çfarë i tha Ronaldo pas përjashtimit
Trajneri i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka zbuluar fjalët që Cristiano Ronaldo i tha menjëherë pasi u përjashtua me karton të kuq në humbjen 2-0 të Portugalisë në kualifikueset e Botërorit.
Ronaldo u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 60-të, pasi goditi me bërryl qendërmbrojtësin Dara O’Shea.
Pas një dueli të shkurtër, pamjet treguan qartë se portugezi e goditi me bërryl në shpinë mbrojtësin e Ipswich, i cili ra në tokë.
Në atë moment Portugalia ishte tashmë në disavantazh 2-0, dhe përjashtimi i CR7 shoi çdo shpresë për rikthim.
Teksa largohej nga fusha, Ronaldo u pa duke bërë një gjest ironik me gishtin lart ndaj një tifozi irlandez që po e provokonte, përpara se të debatonte me nervozizëm me trajnerin Hallgrimsson dhe stafin e tij.
Sulmuesi i Al Nassr pritet të marrë një pezullim me dy ndeshje moslojë e Portugalia kryeson Grupin F me dy pikë më shumë se Hungaria dhe tre më shumë se Irlanda.
Pas ndeshjes, Hallgrimsson zbuloi për mediat se çfarë i tha Ronaldo në momentin e përplasjes së tyre:
“Po, më komplimentoi, duke ushtruar presion te gjyqtari,” tha me ironi tekniku islandez.
“Por nuk pati të bënte asgjë me mua. Ishte veprimi i tij në fushë që i solli të kuqin. Përveç nëse i futa unë diçka në kokë.”
“Folëm mjaftueshëm kur ai po largohej. Nuk ka asgjë më për të thënë. Ishte thjesht një moment marrëzie nga ana e tij.”
(Kosova Sot Online)
