Manchester United synon yjet e Bundesligës
Manchester United po shpejton planet për përforcimin e skuadrës dhe dyshja e Bundesligës, Karim Adeyemi i Borussia Dortmund dhe Angelo Stiller i Stuttgart, janë bërë pjesë kyçe e strategjisë së “Djajve të Kuq”.
Sipas raportimeve të Fichajes, secili nga lojtarët mund të kushtojë rreth 60 milionë euro, që do të përbënte një investim të mundshëm prej 120 milionë euro në total.
Kjo lëvizje vjen pas një vere aktive për United, ku u nënshkruan portieri i ri Senne Lammens dhe tre sulmuesit: Bryan Mbeumo, Matheus Cunha dhe Benjamin Sesko.
Mesfusha mbetet një shqetësim për skuadrën, me Stiller që shihet si një përmirësim i nevojshëm për Casemiro-n në moshë dhe Manuel Ugarte që ende nuk ka bindur. Nga ana tjetër, Kobbie Mainoo nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim.
Në sulm, Adeyemi mund të sjellë më shumë thellësi dhe cilësi, veçanërisht pas largimit të huazuar të yjeve Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, të cilët duket se nuk do të kthehen në Old Trafford.
(Kosova Sot Online)
