Vjen njoftimi një ditë para ndeshjes Kosovë -Zvicër

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 12:45
Vjen njoftimi një ditë para ndeshjes Kosovë -Zvicër

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm, një ditë para ndeshjes Kosovë -Zvicër që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” njoftuan se sot do të fillojë shpërndarja e biletave.

Njoftimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

Sot, fillon shpërndarja e biletave për anëtarët tonë për ndeshjen kundër Zvicrës që luhet nesër mbrëma, e që mbyll ciklin historik të këtij grupi. Siç është bërë praktikë tani e një kohë, biletat do të shpërndahen te fanclub-i ynë në kryeqendër, si dhe në qytetet ku ndodhën përfaqësuesit tanë.

Para pushimit të gjatë katër-mujor deri në ndeshjet e playoff-it të muajit mars, le ta mbyllim nesër në mënyrë çfarë na ka hije këtë grup kualifikues, siç kemi dëshmuar tani e sa kohë, duke luajtur me plot dinjitet e si rrjedhojë duke e përfaqësuar dhe duke bërë të ndihet fort i dinjitetshëm një popull të tërë.

Armata dardane siç pushtoi çdo stadium këto muaj nëpër Evropë, edhe nesër do ta thotë fjalën e vete.


(Kosova Sot Online)