Slot dhe Liverpool nderojnë Diogo Jota

  • A.P /
  • 21 November 2025 - 13:45
Slot dhe Liverpool nderojnë Diogo Jota

Liverpool vazhdon të ndjejë boshllëkun e krijuar nga vdekja tragjike e Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik verën e kaluar në moshën 28-vjeçare.

Trajneri i “The Reds”, Arne Slot, theksoi rëndësinë që Jota kishte për skuadrën, si si lojtar, ashtu edhe si person:
“Ne e ndjejmë mungesën e tij shumë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Në këtë moment, gjithmonë mendoj për gruan dhe fëmijët e tij – për ta është shumë, shumë më e vështirë.”

Ish-shoku i tij te Liverpool, Andy Robertson, shpërtheu në emocione kur përmendi Jota pas fitores së Skocisë kundër Danimarkës që siguroi vendin në Botërorin 2026:
“Sot nuk mund ta largoja nga mendja shokun tim, Diogo Jota. Flisnim gjithmonë për Botërorin, sepse ai e humbi të kaluarin me Portugalin dhe unë me Skocinë. E di që ai do të më kishte përkrah sot.”

Liverpool ka pasur një nisje të vështirë të sezonit, duke humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në Premierligë para pushimit ndërkombëtar.

Ekipi renditet i teti, tetë pikë pas liderit Arsenal, para ndeshjes së radhës kundër Nottingham Forest në Anfield këtë të shtunë.

Slot kujtoi edhe një moment të paharrueshëm nga Jota me Forest sezonin e kaluar: “Aty ishim 1-0 duke humbur dhe ai shënoi vetëm 22 sekonda pas zëvendësimit për të barazuar rezultatin. Mungesa e tij si lojtar dhe si person ndihet qartë.”

Liverpool përballet tani me një sfidë të vështirë, por kujtimi i Jota mbetet një motiv shtesë për skuadrën dhe tifozët. 

(Kosova Sot Online)