Guardiola lavdëron Haaland pas kualifikimit të Norvegjisë

  • A.P /
  • 21 November 2025 - 14:30
Guardiola lavdëron Haaland pas kualifikimit të Norvegjisë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur admirim të madh për Erling Haaland pas suksesit të tij në kualifikimet për Botërorin 2026 me Norvegjinë.

“Ai është i jashtëzakonshëm këtë sezon. Po thyen shumë rekorde personale, si në Premier League, ashtu edhe me Norvegjinë. Jam i lumtur për të dhe për kombëtaren e tij,” tha Guardiola.

Trajneri spanjoll gjithashtu theksoi se shumë prej lojtarëve të Norvegjisë nuk kanë qenë të lindur kur vendi i tij kualifikohej për herë të fundit në një Botëror, duke e bërë arritjen e Haaland edhe më të veçantë, shkruan Gazeta Express.

“Ai realizoi një kualifikim të pabesueshëm, shënoi shumë gola dhe luajti në mënyrë fantastike. Si një lojtar i klasit botëror, ai meriton të luajë në Botëror. Jam shumë i lumtur për të,” shtoi Guardiola.

Haaland, i cili vazhdon të shkëlqejë me Manchester City këtë sezon, do të ketë mundësinë të tregojë talentin e tij edhe në skenën më të madhe botërore në vitin 2026.

(Kosova Sot Online)