Juventusi interesohet për ish-yllin e njohur
Marcelo Brozović tani është në sezonin e tij të tretë në Saudi Pro League, të gjitha si lojtar i Al Nassr. Megjithatë, me kontratën që i skadon këtë verë, situata e tij mbetet pezull. Raportohet se klubi saudit i ka bërë tashmë ofertën, por Brozović ende nuk ka dhënë një përgjigje të konfirmuar.
Sipas Corriere dello Sport (përmes calciomercato.com), Juventusi po e ndjek me vëmendje situatën. Mesfushori i thellë do t’i sillte shumë përvojë skuadrës së Juves. Prioriteti për bardhezinjtë do të ishte ta merrnin me parametra zero verën e ardhshme, por nëse një lëvizje në janar bëhet e mundur, atëherë do të duhet të marrin një vendim.
Brozović ka luajtur më parë në Serie A, duke pasur një periudhë të rëndësishme te Interi, ku ka punuar edhe nën drejtimin e Luciano Spallettit, i cili aktualisht drejton Juventusin.
(Kosova Sot Online)
