Buffon: Do të presim për Federico Chiesan

  • A.P /
  • 22 November 2025 - 12:30
Buffon: Do të presim për Federico Chiesan

Kreu i Delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, këmbëngul se “Azzurrët” janë “duke pritur” Federico Chiesan, por paralajmëron se vetëm “grupi ka rëndësi” para “play-offit” të Kupës së Botës.

Buffon konfirmoi në intervistën e tij më të fundit për “Gazzetta dello Sport” se Italia po pret rikthimin e Chiesas në kombëtare.

Anësori i Liverpoolit nuk ka luajtur për “Azzurrët” që nga qershori 2024, kur kombëtarja u eliminua në fazën e 1/8-ës të Euro 2024 nga Zvicra.

Chiesa ka refuzuar thirrjet në kombëtare nën drejtimin e Gattusos, dhe CT i Azzurrëve përsëriti më herët këtë javë se ish-ylli i Juventusit ka një “problem” për të zgjidhur.

Buffon, si Shefi i Delegacionit të Italisë, konfirmoi se “Azzurrët” po e presin Chiesan, edhe pse fokusi kryesor i Gattusos mbetet grupi.

“Duhet t’i rikthejmë të gjithë lojtarët më të mirë. Nëse dikush bie në sy, nuk ka asnjë përjashtim të çfarëdoshëm, edhe sepse kemi nevojë për ta,” tha ish-portieri.

“Ne po e presim Chiesan; ka shumë pak si ai në Evropë, por Rino nuk ka lënë askënd jashtë që e meriton të jetë këtu. Grupi ka rëndësi”, shtoi ai.

Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në gjysmëfinalen e “play-offit” të Kupës së Botës më 26 mars 2026. Fituesi do të luajë në finale ndaj Uellsit ose Bosnjë-Hercegovinës në një transfertë më 30 mars.


(Kosova Sot Online)