Granit Xhaka mesfushori më i vlerësuar në Premierligë

  • A.P /
  • 22 November 2025 - 13:15
Granit Xhaka mesfushori më i vlerësuar në Premierligë

Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sunderlandit, Granit Xhaka po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Premierligë.

33-vjeçari është lojtari kyç i Sunderlandit, në një sezon të madh të klubit në rikthimin e tij në Premierligë.

Por jo vetëm tek ekipi i tij, Xhaka është mesfushori më i vlerësuar në tërë ligën.

”WhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke lënë mbrapa emra si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes e Dominik Szoboszlai.

Këtë sezon, Xhaka ka një gol e tri asistime në Premierligë.

Mesfushori i Zvicrës kaloi te Sunderlandi gjatë verës nga Leverkuseni për shumën e 15 milionë eurove.


(Kosova Sot Online)