Scott McTominay thyen rekordin historik
Mesfushori i Napolit dhe kombëtares së Skocisë, Scott McTominay ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij gjatë ndeshjes historike me Danimarkën.
Në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, Skocia dhe Danimarka u takuan në “Hampden Park”.
Ndeshja përfundoi 4-2 për skocezët, të cilët siguruan kualifikimin direkt në Botëror, por ajo që ra në sy më së shumti ishte goli i McTominayt.
Ky i fundit shënoi golin e parë në ndeshje – një goditje me gërshërë – e cila tashmë ka hyrë në histori.
Skocezi është bërë lojtari që ka shënuar golin më lartësinë më të me gërshërë në histori të futbollit, duke lënë prapa edhe golin e Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit.
McTominay e goditi topin me këmbën e djathtë në 2.53 metra në ajër, teksa Ronaldo e kishte bërë të njëjtën në 2.38 metra. Mes tyre, në vendin e dytë është Paul Onuachu me 2.41 metra.
(Kosova Sot Online)
