Messin s’ka kush e ndal në MLS

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 09:45
Messin s’ka kush e ndal në MLS

Lionel Messi ishte protagonist absolut në fitoren 4-0 të Inter Miami ndaj FC Cincinnati, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tre asiste vendimtare.

Argjentinasi hapi serinë e golave në pjesën e parë, kur e dërgoi në rrjetë një krosim perfekt nga Mateo Silvetti për 1-0. Më pas, në pjesën e dytë, Messi orkestroi totalisht lojën.

Fillimisht gjeti Silvetti në hyrje të zonës për golin e dytë, më pas asistoi Tadeo Allende në minutën e 62-të për 3-0.

Ylli argjentinas i vuri vulën spektaklit me asistin e tretë në minutën e 74-të, sërish për Allende, ndërsa Miami vulosi një fitore bindëse 4-0 dhe kaloi në finalen e Konferencës së Lindjes.

Messi u konfirmua edhe një herë si lider absolut i ekipit, duke qenë vendimtar në të katër golat e mbrëmjes.


(Kosova Sot Online)