Juventusi fitoi 3-2 në udhëtim në Norvegji
Jonathan David ia ka dhuruar fitoren e parë Juventusit në Ligën e Kampionëve, pas tri barazimeve e një humbjeje.
Juventusi fitoi 3-2 në udhëtim në Norvegji te Bodo/Glimti.
Vendasit e hapën serinë e golave në minutën e 27-të, kur shënoi Blomberg.
Lois Openda e barazoi rezultatin në minutën e 48-të të pjesës së dytë.
Në minutën e 59-të, Juventusi doli në epërsi me anë të McKenniet.
Por, tri minuta para se të mbyllej koha e rregullt, vendasit barazuan për 2-2, me anë të penalltisë së shënuar nga Fet.
Mirëpo, David doli në skenë për italianët, duke shënuar në minutën e 91-të për 3-2, dhe fitoren e parë të Juventusit në Evropë këtë sezon.
Juventusi tashmë ka gjashtë pikë në vendin e 21-të, teksa Bodo/GLimt ka vetëm dy pikë.
(Kosova Sot Online)
