Real Madridi fiton ndaj Olympiacosit

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 08:07
Real Madridi fiton ndaj Olympiacosit

Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan ngushtë 3:4 në udhëtim ndaj Olympiacosit.

Kylian Mbappe shkëlqeu për mysafirët, duke i shënuar të katër golat me një performancë për të mos u harruar kurrë.

Chiquinho, Taremi dhe El Kaabi realizuan ndërkohë për vendasit.

Kjo fitore e ngrit Real Madridin në vendin e pestë me 12 pikë.

Olympiacos në anën tjetër mbetet me dy pikë në vendin e 33-të.

(Kosova Sot Online)