Spalleti për Edon Zhegrovën: Ka talent
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli për Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Udineses, duke theksuar potencialin e tij, edhe pse sulmuesi shqiptar po vjen nga një dëmtim i gjatë.
Ai theksoi se sulmuesi shqiptar ka pasur vështirësi për të marrë minuta gjatë këtij sezoni, shkaku i dëmtimit afatgjatë, por mund të jetë gati për të treguar potencialin e tij në këtë garë.
“Ai nuk kanë luajtur për një kohë tani. Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, ai është një lojtar… një fitil i gjallë. Kur të fillojë, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai ka një talent të tillë sa nuk e di kurrë se çfarë do të nxjerrë”, deklaroi Spalletti.
Zhegrova ka mundësi të startojë në ndeshjen ndaj Udineses, që do të ishte ndeshja e parë e tij nga minuta e parë si futbollist i Juventusit.
(Kosova Sot Online)
