Arrestohet ish-përfaqësuesi i Anglisë

  • A.P /
  • 02 December 2025 - 13:45
Arrestohet ish-përfaqësuesi i Anglisë

Një ish-futbollist i Anglisë dhe i Premierligës raportohet se është arrestuar nën dyshimin për tentim përdhunimi.

Lojtari, i cili ka përfaqësuar “Tre Luanët” gjatë viteve 2010, u shoqërua nga punonjësit e Border Force ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim në aeroportin Stansted të dielën mbrëma.

Ai u ndalua në kontrollin e pasaportave pasi të dhënat tregonin se kërkohej në lidhje me një akuzë të mëhershme të bërë nga një ish-partnere.

Policia e Essex-it nisi një hetim pasi ish-e dashura e tij para disa javësh paraqiti një ankesë, duke pretenduar se ai kishte tentuar ta dhunonte gjatë lidhjes së tyre.

Oficerët u njoftuan për vendndodhjen e futbollistit dhe udhëtuan drejt Stansted për ta arrestuar.

Lojtari u dërgua në një komisariat lokal ku iu morën gjurmët e gishtërinjve, mostra e ADN-së dhe fotografia e arrestimit.

Ai u mbajt gjatë natës në një qeli për disa orë para se të lirohej me kusht, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Identiteti i futbollistit nuk dihet, megjithatë një burim për “The Sun” tha se ai ka qenë “mjaft i pranishëm në publik së fundmi”.

Një dëshmitar i arrestimit tha për “The Sun”: “Ai po kalonte kontrollin e pasaportave kur u tërhoq mënjanë në mënyrë diskrete nga Border Force. Ishte e qartë se kishte një problem dhe ai u shoqërua menjëherë.”

Thuhet se ka pasur konfuzion rreth arrestimit të tij, pasi raportohet se ai ka marrë pjesë në disa evente publike së fundmi.

Ankuesja është intervistuar gjithashtu nga oficerë të specializuar për krime seksuale dhe i është ofruar mbështetje dhe këshillim.

Policia e Essex-it deklaroi: “Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentim përdhunimi dhe është liruar me kusht deri në fund të shkurtit 2026.

(Kosova Sot Online)