Liverpooli ka ndarë pikët me Sunderland

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 08:13
Liverpooli ka ndarë pikët me Sunderland

Liverpool dhe Sunderland ndajnë pikët pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme plot emocione dhe raste të shumta.

Sunderland kaloi i pari në avantazh në minutën e 67-të falë golit të Talbi, i cili shënoi për 1-0 dhe duket se kishte vendosur fitoren për mysafirët.

Megjithatë, Liverpool reagoi dhe barazoi në minutën e 81-të pas një autogoli të Mukieles, duke vendosur rezultatin final 1-1.

Me këtë barazim, Sunderland mbetet në pozitën e 6-të me 23 pikë, ndërsa Liverpool qëndron i 8-ti me 22 pikë në tabelën e Premier League.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe shumë momente dramatike, duke lënë tifozët pa frymë deri në fund. 

(Kosova Sot Online)