Slot thotë se Salahu është në planet e tij
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, thotë se Mohamed Salah vazhdon të jetë në planet e tij, mes raportimeve se klubet e Saudi Pro League janë gati të lëvizin për sulmuesin, nëse ai dëshiron të largohet nga “Anfield”.
Të premten në mëngjes, “The Telegraph” raportoi se klubet saudite janë të gatshme të financojnë një marrëveshje për Salah, pasi ai është lënë jashtë formacionit titullar në dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit.
Mungesa e tij në fitoren ndaj West Ham dhe roli si zëvendësues në barazimin me Sunderland bëri që analistët të pyesnin nëse Salah mund të largohet në janar.
Megjithatë, trajneri i “Reds”, Slot, tha në një konferencë për shtyp të premten se Salah mbetet në planet e tij për të startuar kundër Leeds të shtunën.
“Çdo lojtar është në mendjen time për të nisur, sepse kemi shumë lojtarë të mirë,” tha Slot.
“Mo ka qenë një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Ai është gjithmonë në mendjen time për të nisur ose për të hyrë nga stoli. Ai ka qenë kaq ndikues për këtë klub, për mua dhe për shokët e skuadrës për gjashtë apo shtatë vite. Është normale që nëse nuk luaj lojtarë që sapo kanë ardhur në klub të flitet për këtë, ndaj është krejtësisht normale që njerëzit flasin kur ai nuk luan”, tha Slot.
Liverpooli i shkon Leedsit në “Elland Road” këtë të shtunë, me ndeshjen që nis nga ora 18:30.
(Kosova Sot Online)
