Arsenali ka lëshuar pikët e radhës në Premierligë

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 16:30
Arsenali ka lëshuar pikët e radhës në Premierligë

Arsenali ka lëshuar pikët e radhës në Premierligë, duke u mposhtur në udhëtim tek Aston Villa.

Ndeshja mes Aston Villës dhe Arsenalit u mbyll 2-1 për vendasit pas 90 minutave.

Vendasit shënuan të parët përmes Matty Cash në minutën e 36-të të pjesës së parë.

Me këtë rezultat u mbyll 45-minutëshi i parë, teksa fillimi i pjesës së dytë ishte i tëri i Arsenalit.

“Topçinjtë” dominuan ndeshjen deri në shënimin e golit në minutën e 52-të, me anë të Leandro Trossard, por pastaj, rastet i takuan Aston Villës, e cila e mori kontrollin e lojës në dorë.

“Villans” patën disa raste të mira shënimi, por që nuk i konkretizuan, deri në fund, kur Emiliano Buendia shënoi golin e fitores, për 2-1.

Kështu, Arsenali mbetet në kuotën e 33 pikëve, në vendin e parë, teksa Aston Villa është e dyta me 30 pikë.


(Kosova Sot Online)