Sërish pak minuta për Edon Zhegrovën
Napoli shënoi fitore 2:1 ndaj Juventusit në derbin e fundjavës në Serie A.
Sërish, Edon Zhegrova u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes, duke pasur pak hapësirë në dispozicion.
Ai tha se Edoni ka pasur shqetësime gjatë kësaj jave, duke munguar edhe në stërvitje.
“Edoni po vjen nga një periudhë e gjatë mungese. Ai është një lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, por këtë javë ka pasur shqetësime dhe ka qenë jashtë stërvitjes. I duhet kohë që të rikthehet në ritmin e duhur: do të doja ta përdorja më shumë, por ai duhet të rifitojë formën e tij fizike”, tha Spalletti.
(Kosova Sot Online)
