'Salahu po e shkatërron trashëgiminë te Liverpooli'

  • A.P /
  • 08 December 2025 - 10:30
'Salahu po e shkatërron trashëgiminë te Liverpooli'

Deklaratat e Mohamed Salah pas barazimit 3–3 ndaj Leeds United kanë trazuar ambientin te Liverpool. Sulmuesi egjiptian tha se klubi “e ka hedhur nën autobus” dhe se marrëdhënia me trajnerin Arne Slot është prishur plotësisht.

Wayne Rooney reagoi menjëherë, duke thënë se Salah “po e shkatërron trashëgiminë e tij” te Liverpooli. Ai kërkoi që Slot ta lërë jashtë ndeshjeve të ardhshme për të treguar autoritetin.

“Deklaratat e tij nuk janë të pranueshme. Në vend t’i thotë se e ka vendin të siguruar, duhet t’i tregojë se askush nuk është i paprekshëm,” tha Rooney.

Sipas ish-sulmuesit të United, Salah duhet të zgjedhë: ose të rregullojë marrëdhënien me trajnerin, ose të largohet. Ai shtoi se sjellja e sulmuesit ka qenë “mungesë respekti” për ekipin dhe tifozët.

Salah ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit, edhe pse ka shënuar 250 gola për Liverpoolin që nga viti 2017. Tensionet pritet të ndikojnë edhe më shumë në një sezon ku skuadra e Slot po lufton për të gjetur ritmin.

(Kosova Sot Online)