Liga e Kampionëve rikthehet sonte

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 13:45
Liga e Kampionëve rikthehet sonte

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës së ligës.

Nëntë ndeshje do të jenë sonte në program, shtatë nga ora 21:00, një nga ora 16:30 dhe një tjetër nga ora 18:45.

Inter – Liverpool do të jetë kryendeshja e natës së sotme.

Atalanta – Chelsea është një tjetër përballje interesante, teksa Barcelona në “Camp Nou” do ta presë Eintracht Frankfurtin.

(Kosova Sot Online)