Liverpooli fiton ndaj Interit
Derbi i natës së sotme në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve u luajt në Itali, më saktësisht në “Giussepe Meazza”, mes Interit dhe Liverpoolit.
Mes shumë problemeve, nga kriza e rezultateve dhe problemet me lojtarin kryesor, Arne Slot me Liverpoolin dolën fitimtarë ndaj Interit, me rezultat minimal.
Ishte goli i Dominik Szoboszlai në minutën e 88-të që i dha fitoren anglezëve.
Hungarezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e shkaktoi Alessandro Bastoni në Florian Ëirtzin.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e tetë në tabelë, teksa Interi mbetet po ashtu në 12 pikë, por në vendin e pestë.
(Kosova Sot Online)
