Atalanta e mposht Chelsean

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 09:45
Atalanta e mposht Chelsean

Atalanta ka marrë një fitore të madhe si vendase në Ligën e Kampionëve.

Italianët kanë triumfuar me rikthim spektakolar ndaj Chelseat, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Atalanta fitoi 2-1 ndaj Chelseat në Bergamo.

Fillimisht, ishin mysafirët që dolën të parët në epërsi, me Joao Pedron që shënoi për Chelsean në minutën e 25-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve, teksa në të dytën, vendasit shënuan dy herë.

Së pari Gianluca Scamacca barazoi për 1-1 në minutën e 55-të.

Golin e dytë, Atalanta e gjeti me anë të Charles De Ketelaere, në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, skuadra italiane grumbullon gjithsej 13 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në 10 pikë.

(Kosova Sot Online)