Modric: Milan është klubi më i madh italian
Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.
40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.
“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.
Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit italian:
“Serie A është shumë e vështirë dhe konkurruese. Nuk më ka befasuar sepse isha i përgatitur dhe e kisha ndjekur gjithmonë nga fëmijëria.”
Mesfushori kroat gjithashtu ka zbuluar se është i lumtur të punojë nën drejtimin e Massimiliano Allegri:
“Ai është një trajner i madh dhe fitues. Më ka befasuar me personalitetin e tij dhe krijon një atmosferë të shkëlqyer në dhomën e zhveshjes.”
Modric nuk po shijon vetëm futbollin, por edhe jetën jashtë fushës në Itali:
“Unë dhe familja ime ndihemi mirë këtu. Po mësoj italishten pak nga pak, edhe pse flas më mirë kroatisht, anglisht dhe spanjisht.”
Milan do të presë Sassuolo-n në San Siro në ndeshjen e radhës të Serie A këtë të diel, ndërsa javën tjetër do të udhëtojnë për Supercoppa Italiana Final Four në Arabinë Saudite, ku do të përballen me kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, në semifinalen e 18 dhjetorit.
(Kosova Sot Online)
