Real Madrid në kërkim të mbrojtësit të ri
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Real Madrid ka filluar të monitorojë nga afër një nga qendërmbrojtësit më premtues të futbollit evropian, Jeremy Jacquet nga Rennes.
20-vjeçari po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, dhe madrilenët e kanë shtuar emrin e tij në listën e kandidatëve për rindërtimin e mbrojtjes.
Situata në mbrojtjen e Real Madrid po bëhet alarmante. David Alaba dhe Antonio Rudiger po i afrohen fundit të kontratave të tyre, dhe gjithçka tregon se klubi nuk synon rinovimin e tyre.
Kësaj i shtohet edhe fatkeqësia e vazhdueshme e Eder Militao-s, i cili pas dy dëmtimeve të rënda radhazi, sërish është jashtë fushave për rreth katër muaj.
Nëse Alaba dhe Rudiger largohen, e Militao mbetet i pasigurt fizikisht, sezoni i ardhshëm mund ta gjejë Real Madridin vetëm me Raul Asencio dhe Dean Huijsen si qendërmbrojtës të gatshëm — një situatë e papranueshme për një klub që synon trofe çdo vit.
Në javët e fundit, Real Madrid është lidhur me emra si Marc Guehi, Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate. Por Jacquet është shfaqur si një nga profilët më intriguese: i gjatë, i qetë me topin dhe me lexime shumë të mira të lojës për moshën e tij.
Interesimi nuk vjen vetëm nga Madridi. Liverpool raportohet se e sheh Jacquet si objektivin kryesor, sidomos në rast largimi të Konates, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe vazhdon të lidhet fort me një kalim te Real Madrid.
(Kosova Sot Online)
