Balotelli ishte te City për tri sezone
Mario Balotelli nënshkroi me Manchester Cityn në gusht të 2010-s.
Italiani u transferua te klubi nga ish-trajneri Roberto Mancini, pas bashkëpunimit të mëparshëm në Inter.
Ishte një transferim i ndërlikuar për shkak të rekordit të tij të dobët disiplinor në Itali, por ribashkimi la kujtime të paharrueshme.
Si mund të harrohet momenti ikonik në “Old Trafford” pas golit kundër Manchester United? Balotelli ngriti fanellën, duke zbuluar një mbishkrim në bluzën e brendshme që lexonte “WHY ALWAYS ME?” (Pse gjithmonë unë?).
Ai shpjegoi se kjo ishte një përpjekje për të heshtur kritikët e tij, veçanërisht mediat, të cilëve u duket se u ka bërë padrejtësi për veprimet dhe performancën e tij në fushë.
Incidenti shkaktoi një stuhi mediatike që tërhoqi më shumë vëmendje për lojtarin, klubin dhe Premierligën në tërësi.
Megjithatë, ndoshta veprimi i tij më i rëndësishëm në fanellën e Cityt ishte një asist i vetëm në Premierligë.
Komentimi i Martin Tyler për golin vendimtar të City kundër Queens Park Rangers në 2012 mbetet i paharrueshëm për tifozët e klubit. Brohoritja e tij “Aguerooooooo!” dhe fjalët e pavdekshme që pasuan do të qëndrojnë përgjithmonë si ikonë e komentimit të Premierligës.
(Kosova Sot Online)
