Barcelona mund ta marrë Schlotterbeckun

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 13:30
Barcelona mund ta marrë Schlotterbeckun

Barcelona po planifikon të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të majtë në vitin 2026, për të zëvendësuar Inigo Martinezin, i cili tashmë ka ikur. Qëllimi është të sigurohet një marveshje me çmim të ulët, pasi problemet financiare të klubit nuk lejojnë shpenzime të mëdha për ndonjë objektiv.

Barcelona ka disa emra në listë si objektiva të mundshëm, dhe njëri prej tyre është Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund. 26-vjeçari skadon kontratën në 2027, dhe duke qenë se nuk ka ndërmend ta rinovojë atë, ka shpresë që një marrëveshje mund të arrihet nën vlerën e tij të tregut.

Sipas BILD (përmes Sport), Dortmund është i gatshëm ta shesë Schlotterbeck verën e ardhshme nëse ai nuk lidh një kontratë të re. Ata do të shqyrtojnë çdo ofertë rreth 50 milionë eurove, që mund të jetë i përballueshëm për Barcelonën nëse sigurojnë kthimin në rregullin 1:1 të La Ligës para fundit të sezonit.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me Schlotterbeck. Raportohet se Real Madrid janë përpara në garë për mbrojtësin gjerman, dhe tani BILD thotë se edhe Bayern Munich janë të mirëpozicionuar për një lëvizje, teksa kërkojnë një zëvendësues për Dayot Upamecano, i cili mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Marc Guehi është gjithashtu një kandidat për Barcelonën, dhe ai do të ishte më i favorshëm se Schlotterbeck, pasi do të jetë i disponueshëm falas verën e ardhshme. Ai nuk do të rinovojë me Crystal Palace, gjë që hap derën për katalanasit të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të ri pa kosto – një lajm fantastik, edhe pse duhet të theksohet se Liverpool janë favorit për të marrë këtë futbollist anglez.

Ende mbetet për t’u parë se kë do të nënshkruajë Barcelona verën e ardhshme, por aktualisht, Schlotterbeck dhe Guehi mbeten opsionet kryesore.

(Kosova Sot Online)