Roma i kthehet fitores në Serie A

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 07:43
Roma i kthehet fitores në Serie A

Wesley Franca shënoi golin e vetëm që e riktheu Romën te fitorja në Serie A dhe i shkaktoi Comos humbjen e dytë radhazi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Roma fitoi 1-0, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “Stadio Olimpico”.

Për verdhekuqtë, ky sukses erdhi pas dy disfatave rresht në kampionat dhe shërbeu për të ndalur rënien në renditje.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Roma përfitoi nga një moment konfuzioni në mbrojtjen e Comos dhe Wesley realizoi me një goditje të ulët në cepin e portës.

Deri në atë moment, loja kishte qenë e luftuar, me raste nga të dyja palët, por pa konkretizim.

Një lajm i keq për Comon ishte dëmtimi i Assane Diao, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi muskulor, duke vënë në dyshim edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Afrikës.

Në fund pati tensione mes lojtarëve, me përplasje verbale pas vërshëllimës përfundimtare, por rezultati mbeti në favor të Romës.

Roma tashmë ka 30 pikë në vendin e katërt, tri më pak se lideri Interi me 33 pikë. Në vendim e dytë është Milani me 32 pikë, teksa Napoli është i treti me 31 pikë.

(Kosova Sot Online)