Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit
Barcelona mori një fitore të vështirë në udhëtim në Kupën e Mbretit, duke shënuar golat vetëm në çerekun e fundit të ndeshjes.
Djelmoshat e Hansi Flickut u përballën me Guadalajaran, e cila luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Barcelona fitoi 2-0, me golin e shënuar në minutën e 77-të nga Andreas Christensen.
Danezi u asistua nga holandezi, Frenkie De Jong.
Barcelona e dominoi tërë ndeshjen, si me posedim e me raste, por shënoi vetëm dy gola.
Të dytin e shënoi Marcus Rashford në minutën 90-të.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të 1/16-ave të finales.
Me fitoren e arritur sonte, Barcelona kalon në 1/8 e finales.
(Kosova Sot Online)
