Qendërmbrojtësi i Premierligës i hapur për një transferim

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 11:30
Qendërmbrojtësi i Premierligës i hapur për një transferim

Dëshira e Barcelonës për të afruar një mbrojtës qendror me këmbën e majtë nuk është më sekret, pasi gjigantët katalanas po mbledhin raporte skautimi dhe informacione për çmimet e disa objektivave. Tashmë është zbuluar një opsion i ri, i cili do të jetë i njohur për tifozët.

Blaugranat këtë sezon janë detyruar të përdorin mbrojtësin e majtë Gerard Martin në qendër të mbrojtjes, pas largimit të Iñigo Martínez gjatë verës. Në muajt e fundit, katalanasit janë lidhur me emra si Nico Schlotterbeck dhe Marc Guéhi, por tani nga lista e tyre e ngushtë ka dalë edhe një emër i ri.

Barcelona ka ringjallur interesimin për Pau Torres. Gjatë kohës së tij te Villarreal, Blaugranat raportohet se kishin shfaqur interes për të dhe tani po e shqyrtojnë sërish një lëvizje për Torres, i cili aktualisht aktivizohet te Aston Villa, sipas ESPN. Mbrojtësi 28-vjeçar ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028.

Ndërsa ende nuk dihet qëndrimi i Aston Villa për ta lejuar largimin e Torres apo çmimi që do të kërkohej për kartonin e tij, ndërkombëtari spanjoll do ta konsideronte një transferim te Barcelona.

Sipas ESPN, ai do të ishte i gatshëm të dëgjonte një ofertë nga klubi katalanas nëse do të bëhej dhe është i hapur ndaj idesë për t’u rikthyer në Spanjë.

(Kosova Sot Online)