Rashfordi më afër transferimit te Barça
Barcelona kishte synuar fillimisht, siç e ka pranuar edhe drejtori sportiv Deco, Luis Diaz dhe Nico Williams për të forcuar repartin ofensiv verën e kaluar.
Duke mos qenë në gjendje të përmbushnin kërkesat për këto marrëveshje dhe të ofronin garanci se lojtarët mund të regjistroheshin, ata u detyruan të kalonin te zgjedhja e tretë, Marcus Rashford.
Ndërsa ndërkombëtari anglez e nisi si alternativë e dytë pas Raphinhas në krahun e majtë të sulmit, ai po kalon një gjysmësezon të parë shumë të mirë. Për nga kontributi në gola për ndeshje, Rashford ka mesataren më të lartë nga i gjithë skuadra këtë sezon.
Klubi katalanas ra dakord për një huazim nga Manchester United për këtë sezon, me vlerë të raportuar rreth 5 milionë euro, me opsion blerjeje të përfshirë.
Edhe pse muajt e fundit është raportuar se Blaugrana nuk kishin gjasa ta aktivizonin opsionin prej 30 milionë eurosh, kjo mund të ndryshojë. Sipas MD, aktualisht ata janë më të prirë ta mbajnë Rashfordin sesa ta lejojnë të kthehet te United.
Shtatë golat dhe nëntë asistimet e tij në 23 ndeshje kanë qenë shumë të rëndësishme për Barcelonën, ndërsa fakti që ai mund të luajë në të gjithë vijën e sulmit është një tjetër plus në favor të tij.
Aspekte të tjera që vlerësohen janë krosimet e sakta, gjuajtja nga distanca që ndihmon kundër mbrojtjeve të ulëta, si dhe aftësia për të kërcënuar mbrojtjet si me depërtime pas shpinës, ashtu edhe nga pozita statike.
Theksohet se vendimi përfundimtar do të varet nga paraqitjet e tij në gjysmën e dytë të sezonit dhe nga reagimi i tij ndaj një reduktimi të minutave, nëse Raphinha mbetet i shëndetshëm.
Marrëveshja do të varet përfundimisht nga lëvizjet që Barcelona do të bëjë në verë. Largimi i Robert Lewandowskit në fund të kontratës së tij, nëse ajo nuk rinovohet, mund të lirojë hapësirë në kufirin e pagave, ashtu si edhe largimi i Marc-André ter Stegen.
Nëse Rashford do të nënshkruante një kontratë katërvjeçare me pagë në nivelin më të lartë të strukturës së pagave të klubit, Barcelona do të duhej të gjente rreth 17.5 milionë euro hapësirë në kufirin e pagave; por nëse mbeten mbi limit, do të mund të përdorin vetëm 60% të parave që kursejnë ose fitojnë nga transferimet.
(Kosova Sot Online)
