Flick kërkon përforcim në mbrojtje

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 15:51
Flick kërkon përforcim në mbrojtje

Barcelona po shqyrton mundësinë e afrimit të qendërmbrojtësit të Chelseat, Axel Disasi, si opsion për merkaton e dimrit pas dëmtimit të rëndë të Andreas Christensen.

Megjithatë, pavarësisht cilësisë së lojtarit, transferimi shihet si shumë i vështirë për shkak të kostos së lartë dhe kufizimeve të Fair Play-t Financiar.

Hansi Flick ka alternativa të kufizuara në qendër të mbrojtjes dhe pret rikthimin e Ronald Araujos, por klubi është i vetëdijshëm se mungesa e një mbrojtësi me përvojë mund të ndihet në fazën vendimtare të sezonit.

Për këtë arsye, Barça do të veprojë me kujdes në merkato dhe do të lëvizë vetëm nëse gjen një përforcim që përputhet me nevojat sportive dhe mundësitë ekonomike.

(Kosova Sot Online)