Chelsea ka barazuar me Bournemouthin

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 07:36
Chelsea ka barazuar me Bournemouthin

Chelsea ka lëshuar pikë për herën e tretë rresht, duke barazuar me Bournemouthin në shtëpi, pas barazimit me Newcastlen në udhëtim dhe humbjen me Aston Villan në “Stamford Bridge”.

Chelsea dhe Bournemouthi u ndanë në paqe në Londër, me ndeshjen që përfundoi 2-2, pas 90 minutave të luajtura.

Të parët në epërsi dolën mysafirët, me golin e shënuar nga David Brooks, në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Nuk shkoi shumë, dhe pas nëntë minutash, Chelsea i vuri gjërat në baraspeshë.

Ishte Cole Palmer që shënoi nga penalltia në minutën e 15-të, për rezultatin 1-1.

Në minutën e 23-të, Chelsea doli në epërsi me anë të Enzo Fernandezit.

Nuk shkuan më shumë se katër minuta deri në golin e radhës, me Bournemouthin që shënoi përmes Justin Kluivert për 2-2.

Gjatë pjesës së dytë, gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me këto shifra.

Me këtë barazim, Chelsea shkon në kuotën e 30 pikëve pas 19 ndeshjeve, teksa Bournemouthi i grumbullon 23 pikë.

(Kosova Sot Online)