Dembele e fitoi për herë të parë 'Topin e Artë'

  • A.P /
  • 02 January 2026 - 10:45
Dembele e fitoi për herë të parë 'Topin e Artë'

Ousmane Dembélé u shpall fitues i Topit të Artë 2025, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm në të cilin u shndërrua në figurën kryesore të futbollit botëror.

Francezi ishte vendimtar në çdo kompeticion, lider në fushë dhe protagonisti absolut i një viti që e vendosi përfundimisht në elitën më të lartë të lojës.

Sezoni 2024/25 ishte ai i pjekurisë së plotë për Dembélén. Pas viteve me pengesa, ai arriti vazhdimësi, ndikim konstant dhe efikasitet në momentet më të rëndësishme. Golat, asistimet dhe roli i tij në lojën sulmuese e bënë elementin kyç të PSG-së, veçanërisht në ndeshjet vendimtare të sezonit.

Dembélé ishte protagonist në fitoret më të mëdha, duke marrë përgjegjësi në fazat eliminatore dhe duke bërë diferencën në ndeshjet e nivelit më të lartë.

Performancat e tij në skenën evropiane dhe ndikimi direkt në sukseset e klubit ishin argumentet kryesore që bindën jurinë e Topit të Artë.

PSG fitoi krejt çka fitohet edicionin 2024/25 dhe padyshim, Dembele ishte motori I këtij suksesi

Në 53 ndeshjet e sezonit të kaluar, Dembele realizoi 35 gola dhe 15 asistime, duke lënë prapa vetes yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

(Kosova Sot Online)