Në dyshim prezenca e Yamal në gjysmëfinale të Superkupës

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 13:45
Në dyshim prezenca e Yamal në gjysmëfinale të Superkupës

Barcelona e zhvilloi dje stërvitjen e fundit para angazhimit të radhës.

Dhe, nuk mbeti pa rënë në sy mungesa e Lamine Yamalit, i cili ushtroi individualisht.

Një situatë delikate për gjigantin katalunas para ndeshjes së rëndësishme kundër Athletic Bilbaos në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, e cila do të luhet sonte në “King Abdullah”.

Pra, të ushtrosh individualisht dhe jo me grupin vetëm një ditë para një loje të rëndësishme, nuk është kurrë një sinjal ideal.

Mungesa e tij mund të jetë hendikep i madh për gjigantin katalunas duke i pasur parasysh kualitetet e tij.

Ndërkohë, lajme të mira vijnë nga Ronald Araujo, ndërsa mbrojtësi uruguaian ushtroi rregullisht me pjesën tjetër të ekipit dhe vazhdon rrugëtimi i tij për rikthimin e plotë.

Përkundër përparimeve, duket e vështirë ta shohim në fushë kundër Athletic Bilbaos sonte.

Trajner Hansi Flick e ka bërë të qartë se për momentin Araujo nuk bën pjesë në planet e menjëhershme. 

(Kosova Sot Online)