Flick i lumtur pas fitores: Luajtëm ashtu siç donim
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh shumë i kënaqur pas triumfit të skuadrës së tij në Superkupën e Spanjës, ku katalanasit fituan 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.
Flick e vlerësoi thellë performancën e lojtarëve dhe mënyrën si e zhvilluan ndeshjen.
Ai tha se ishte një fitore fantastike, sidomos duke u ndeshur me rivalin tradicional Real Madrid, dhe se është shumë krenar për atë që ekipi e tregoi në fushë.
Sipas tij, Barcelona e luajti stilin e duhur duke e kontrolluar lojën dhe duke luftuar deri në fund, edhe pse ndeshja nuk ishte e lehtë.
Trajneri gjerman e përmendi gjithashtu rolin vendimtar të Raphinhas, i cili i shënoi dy gola dhe ndikoi shumë në ritmin e lojës.
Ai e vlerësoi mentalitetin e sulmuesit dhe punën e gjithë ekipit për të bërë presing efektiv dhe për ta mbajtur kontrollin e lojës.
Një tjetër moment i rëndësishëm për Flick ishte rikthimi në fushë i Ronald Araujos, i cili hyri në lojë si zëvendësues dhe qëndroi i lumtur duke e ngritur trofeun me bashkëlojtarët — diçka që sipas trajnerit është shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës.
Në përgjithësi, Flick theksoi se ky trofe sjell ndjenja shumë pozitive dhe tregon se Barcelona është në një gjendje të mirë për ta vazhduar sezonin me besim të lartë.
(Kosova Sot Online)
