Alonso e lë të hapur garën për La Liga

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 12:45
Alonso e lë të hapur garën për La Liga

Real Madridi ka marrë një vendim befasues mbrëmë duke u ndarë nga trajneri Xabi Alonso, pavarësisht se skuadra vazhdon të jetë në garë si për titullin e La Ligës, ashtu edhe për Champions League.

Lajmi shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit.

Alonso, i cili e kishte marrë drejtimin e “Los Blancos” rreth shtatë muaj më parë, largohet pas humbjes së fundit në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, një rezultat që duket se e ka përshpejtuar vendimin e drejtuesve të klubit.

Megjithatë, shkarkimi vjen në një moment delikat të sezonit, me Realin që aktualisht renditet i dyti në La Liga, vetëm katër pikë larg Barcelonës kryesuese.

Në Champions League, madrilenët mbajnë ende pozita të favorshme për kualifikim, duke qenë në zonën e sipërme të renditjes pas gjashtë ndeshjeve.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit kanë vlerësuar se “nuk ka më kohë për eksperimente”, duke vendosur ta ndryshojnë trajnerin në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Sipas burimeve pranë klubit, ndarja ka ardhur me marrëveshje të përbashkët, por në prapaskenë kanë ekzistuar edhe tensione në dhomat e zhveshjes dhe pakënaqësi për disa zgjedhje taktike.

Disa lojtarë kanë reaguar në rrjetet sociale, duke e falënderuar Alonson për besimin dhe mundësitë e dhëna.

Real Madridi ka vendosur që përkohësisht t’ia besojë bankinën një figure të njohur të klubit, Álvaro Arbeloa, i cili vjen nga drejtimi i skuadrës Castilla.

Qëllimi i klubit është ruajtja e stabilitetit dhe lufta deri në fund për trofetë e sezonit. 


(Kosova Sot Online)