Man City fiton pastër ndaj Newcastle

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 07:38
Man City fiton pastër ndaj Newcastle

Man City ka shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup.

“Citizens” triumfuan pastër 0:1 në udhëtim ndaj Neëcastle United.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Semenyo në minutën e 54-të të ndeshjes, pas asistimit nga Bernardo Silva.

Ishte ky goli i dytë në po kaq ndeshje për Semenyon me fanellën e Manchester Cityt.

Krejt në minutën e nëntë shtesë, Cherki shënoi për epilogun e këtij takimi, 0:2.

Kësisoj, Manchester City merr avantazh të madh para ndeshjes së kthimit e cila do të luhet në “Etihad Stadium”..


(Kosova Sot Online)