Roma eliminohet nga Torino në Kupën e Italisë
Roma është përshëndetur nga gara në Kupën e Italisë për këtë edicion.
Gjallorosët pësuan 2:3 nga Torino në 1/8 e finales në një ndeshje mjaft dramatike.
Adams kaloi Torinon në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Qysh në startin e pjesës së dytë, Roma barazoi rezultatin nëpërmjet Hermosos.
Në minutën e 52-të, sërish Adams riktheu epërsinë e Torinos.
Në minutën e 81-të, Arena shënoi për të barazuar edhe njëherë tjetër rezultatin.
Megjithatë, në minutën e 90-të, Ilkhan realizoi për fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale të Torinos
(Kosova Sot Online)
