Arsenali ka bërë një hap të madh drejt finales

  • A.P /
  • 15 January 2026 - 12:30
Arsenali ka bërë një hap të madh drejt finales

Arsenali ka bërë një hap të madh drejt finales së EFL Cup, duke mposhtur Chelsean 3-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në një përballje dramatike dhe të mbushur me emocione deri në sekondën e fundit.

“Topçinjtë” kaluan shpejt në epërsi që në minutën e 7-të, kur pas një goditjeje nga këndi, Ben White realizoi me kokë për 0-1, pas asistit të Declan Rice. Goli u rishikua nga VAR-i, por u konfirmua, duke i dhënë Arsenalit një avantazh të hershëm.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi sërish në minutën e 49-të, me Viktor Gyökeres që përfitoi nga një top i kthyer për të çuar rezultatin në 0-2.

Chelsea reagoi shpejt me Alejandro Garnacho në minutën e 57-të, i cili ngushtoi shifrat në 1-2.

Arsenali riktheu qetësinë në minutën e 71-të, kur Martin Zubimendi finalizoi një aksion ofensiv për golin e tretë.

Chelsea nuk u dorëzua dhe Garnacho shënoi sërish në minutën e 83-të për 2-3, duke e bërë sfidën më dramatike dhe duke rihapur shanset për kthim. Të dy golat e Chelseat u konfirmuan nga VAR-i.

Në fund, Arsenali arriti të ruajë avantazhin dhe të dalë fitues nga kjo përballje, duke marrë një epërsi të rëndësishme për ndeshjen e kthimit. Chelsea do të duhet një performancë perfekte për të përmbysur gjithçka në “Emirates”. 


(Kosova Sot Online)