Manchester United ka marrë një vendim
Manchester United ka marrë një vendim të qartë sa i përket së ardhmes së Harry Maguire, duke refuzuar interesimin e shfaqur nga disa klube evropiane gjatë këtij afati kalimtar.
Qendërmbrojtësi anglez nuk konsiderohet në shitje, pavarësisht ofertave që kanë mbërritur në adresë të klubit.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se AC Milan, së bashku me disa skuadra nga Premier League, kanë tentuar të testojnë qëndrimin e United për Maguire, por drejtuesit kanë vendosur ta mbajnë atë në skuadër të paktën deri në përfundim të sezonit.
Sipas raportimit të The Sun, çdo ofertë që vjen gjatë muajit janar do të refuzohet automatikisht, pasi klubi nuk ka ndërmend të dobësojë repartin defensiv në këtë fazë të sezonit.
Maguire, i cili u transferua te United për shifrën rekord prej 80 milionë funte, vazhdon të shihet si një lojtar me rëndësi, pavarësisht kritikave që ka përjetuar në vitet e fundit.
Kontrata e tij përfundon në verë dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të ketë rinovim apo ndarje.
Për momentin, mbrojtësi anglez pritet të mbetet pjesë e ekipit, ndërsa Manchester United po fokusohet në objektivat e sezonit nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrick.
(Kosova Sot Online)
