AC Milan ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive
AC Milan ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Serie A, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 1:0 në udhëtim ndaj Lecces, në kuadër të javës së 29-të të kampionatit italian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Rossonerët” zhvilluan një ndeshje të ekuilibruar, ku vendimtare u tregua pjesa e dytë.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 76-të, kur Fullkrug përfitoi nga një asistim i saktë i Saelemaekers dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Pas golit, Milani menaxhoi mirë avantazhin, duke mos lejuar vendasit të krijojnë raste serioze për barazim.
Me këtë fitore, Milani arkëton tri pikë të vlefshme për vazhdimin e sezonit, ndërsa Lecce vazhdon të mbetet në një situatë të vështirë në tabelë, duke luftuar për mbijetesë.
(Kosova Sot Online)
