Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë sezonale

  • A.P /
  • 19 January 2026 - 09:30
Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë sezonale

Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë sezonale, në një moment jashtëzakonisht delikat në luftën për titullin e kampionit.

Katalanasit u mposhtën 2:1 në udhëtim ndaj Real Sociedadit, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.

Barcelona e nisi mjaft mirë takimin, duke shënuar dy herë, por të dy golat u anuluan pas rishikimit nga VAR-i.

Në minutën e 32-të, Mikel Oyarzabal realizoi për t’i kaluar vendasit në epërsi, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 71-të, i sapo futur në lojë Marcus Rashford shënoi bukur me kokë pas asistimit të Lamine Yamal, duke barazuar rezultatin.

Megjithatë, vetëm një minutë më vonë, Guedes realizoi golin e dytë për Real Sociedadin, duke i rikthyer epërsinë skuadrës vendase.

Barcelona tentoi deri në fund të shënonte golin e barazimit, por pa sukses. Pavarësisht kësaj disfate, katalanasit mbeten në krye të renditjes me 29 pikë, një më shumë se Real Madridi. Në anën tjetër, Real Sociedadi me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë.

(Kosova Sot Online)